
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bulqizë, ku 62-vjeçari Urim Fiku humbi jetën në rrethana misterioze.
Pasi ditën e djeshme u raportua se ishte sulmuar nga një ari, sot Policia po heton një tjetër pistë, atë të vrasjes, pasi në trupin e viktimës është gjetur një plumb, i marrë në kraharor.
Pas sulmit, 62-vjeçari ka arritur të largohet nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe të afrohet deri pranë banesës së tij. Por, pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar, ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin e zonës, ndërsa rrethanat e sulmit mbeten ende mister dhe pritet të sqarohen nga autoritetet. Policia ka shoqëruar 11 persona për t'i marrë në pyetje, lidhur me ngjarjen e rëndë.