Aksident në Durrës/ Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet!

4 November 2026, 08:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Durrës/ Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis
Durrës

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, 39 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.


Video