Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

4 November 2026, 13:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do

Panairi i Librit në Tiranë do të zhvillohet në datat 24-28 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve. Lajmi është bërë i ditur nga Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve, i cili ka konfirmuar datat e reja pas shtyrjes së aktivitetit.

Vendimi për shtyrjen u mor për shkak të situatës aktuale të protestave, pasi ekzistonte shqetësimi se zhvillimet dhe klima e krijuar do të ndikonin në pjesëmarrjen e lexuesve në panair.

Ymeri shprehet se organizatorët kanë shpresën që periudha e festave të fundvitit të sjellë më shumë qetësi dhe qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor.

Panairi i Librit do të mbledhë sërish botuesit dhe autorët në Pallatin e Kongreseve, duke u ofruar lexuesve mundësinë të njihen me botimet e reja dhe të zgjedhin librat e preferuar.


Video