
Egnatia kërkon të vazhdojë të shkruajë historinë në Europë, ndërsa për sfidën e radhës presidenca ka vendosur një motivim të veçantë financiar për skuadrën.
Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Universitatea Craiova në Rumani, më 5 nëntor, në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës së Conference League, shkruan A2.
Për këtë transfertë, drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë vendosur 100 mijë euro premio në rast fitoreje, ndërsa edhe barazimi do të shpërblehet me 30 mijë euro.
Skuadra e Nevil Dedes udhëton drejt Rumanisë me besim të shtuar, pas dy barazimeve të regjistruara në Europë ndaj danezëve të Midtjylland dhe Aarhus.
Egnatia synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv, që do ta afronte me objektivin për të vazhduar aventurën europiane. Një sfidë me rëndësi të madhe sportive, por tashmë edhe me një motivim financiar të konsiderueshëm.