Kriza nuk ka fund te Manchester United, Chelsea fiton supersfidën

31 October 2026, 15:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kriza nuk ka fund te Manchester United, Chelsea fiton supersfidën

Chelsea fitoi 2-0 në supersfidën e javës së nëntë në Premier League, ndaj Manchester United.

Blutë e Londrës iu falën dy golave të shënuar në pjesën e dytë, për të zhytur në krizë “djajtë e kuq”.

Pjesa e parë foli për United, që dominoi dhe madje shënoi, por goli i Matheus  Cunha u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë, Chelsea gjeti avantazhin me Rogers në minutën e 50-të. 13 minuta më vonë, gjithçka u bë më e vështirë, pasi Lisandro Martinez shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuq.

Nga 11 metërshi, Cole Palmer nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke bërë që Chelsea të marrë fitoren, e cila e ngjit në vendin e katërt me 16 pikë.

United mbetet në krizë dhe mban vendin e 16-të me shtatë pikë. Pas kësaj humbje, pritet të largohet trajneri Michael Carrick, i cili e kishte mundësinë e fundit për të shpëtuar stolin.


Video