Qetësohet situata pas hedhjes së molotovëve, qytetarët qëndrojnë para Kryeministrisë

31 October 2026, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qetësohet situata pas hedhjes së molotovëve, qytetarët

Pas momenteve të tensionit dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të forcave të Policisë, situata në protestën e studentëve në Tiranë është qetësuar.

Pas përplasjeve të shënuara më herët, ku protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia përdori ujë me presion, nuk raportohen zhvillime të tjera të ngjashme në këto momente.

Protestuesit tashmë ndodhen përpara godinës së qeverisë.

Shiu ka shpërndarë disa prej protestuesve, duke ulur numrin e qytetarëve përpara godinës qeveritare.

Përplasja më e ashpër u shënua tek Ministria e Arsimit.

 


Video