Juventusi rikthehet te fitorja

25 October 2026, 20:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Juventusi rikthehet te fitorja

Juventusi u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti Leccen me rezultatin 2-0 në transfertë, në duelin e javës së tetë.

Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, kur shënuan të dy golat.

Zfida u zhbllokua në minutën e 29-të nga McKennie, pas një asisti nga Douglas Luiz. Ky i fundit, dyfishoi shifrat në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me pak raste për shënim në të dyja portat. Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa Lecce renditet në vendin e 12-të me 9 pikë.

Javën e ardhshme, bardhezinjtë do të kenë një transfertë delikate siç është ajo ndaj Genoas.


Video