Protestues të “dënuar”?! Kush e futi në kurth Ramën brenda Kryem...
23 October, 16:02Fokus

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë, ku efektivët e policisë kanë nisur shoqërimin e protestuesve.
Ndërhyrja e efektivëve erdhi rreth 20 minuta pasi disa protestues kishin nisur goditjen me gurë drejt autoboteve.
Policia gjithashtu ka larguar punonjësit e medias, duke mos i lejuar të qëndrojnë pranë Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë dëmtuar pllakat metalike të disa bizneseve në zonë.

Në vijim të tensioneve, ata kanë hapur me forcë edhe ambientet e një banke të nivelit të dytë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia tenton t’i shpërndajë.