Moment tensioni para Kryeministrisë, një protestues akuzohet si “patronazhist”, qëndroi i shtrirë te shkallët e institucionit

25 October 2026, 16:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moment tensioni para Kryeministrisë, një protestues akuzohet si

Një moment tensioni mes protestuesve vetëm disa minuta pasi mbërritën para Kryeministrisë.

Njëri nga protestuesit u akuzua si patronazhist nga të tjerët, pasi raportohet se kërkoi dialog.

Ai qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, duke mbuluar fytyrën me duar, duke mos dashur të filmohej.

Më pas, protestuesit e larguan dhe e vendosën në shkallët e Kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë përmbys.

Dy efektivë policie e morën dhe e çuan drejt ambulancës.

 


Video