
Sinjale pozitive, tha mjekja për të riun Erjon Vishkulli i cili u plagos rëndë në sy me plumba gome gjatë protestës së djeshme në kryeqytet.
Në një deklaratë për gazetarët mjekja nuk dha detaje nëse i riu e ka humbur shikimin apo jo. Sipas mjekes kjo përgjigje do të jepet pasi të kryhet edhe ndërhyrja e dytë në Romë me heqjen e trupit të huaj në sy.
“Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer dhe në situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. gjithsesi përsëri stafi konstaton edhe ka arritur në përfundimin pra që duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë ajo e vitrektomisë me heqjen e trupit të huaj. Ndërhyrje e cila në fakt kryhet në shërbimin e QSUT-së nën Tereza. Po për një ekspertizë më të mirë, të detajuar, për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilët menjëherë janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot dhe duke qenë në bashkëpunim me mjekun atje dhe me stafin atje në bashkëpunim të ngushtë me mjekët tanë si do të kryhet ndërhyrja e dytë, si do të jetë ecuria në të ardhmen për sa i përket shikimit të pyetjes që më thatë ë është në të gjithë protokollet ndërkombëtare pra kryet ndërhyrja e parë e cila është kryer brenda gjithë protokollave në mënyrë korrekte nga mjekët e spitalit Romës dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar duke parë hap pas hapi si do të jetë gjendja e syrit për një përfundim maksimal të mundshëm pra për një përmirësim më të mirë. Kjo do duket në ditët në vazhdim", tha mjekja.