Nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas

25 October 2026, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas

Sot, të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore.

Në orën 03.00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00.

Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë.

Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.

Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.

Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.


Video