
Policia e Shtetit ka reaguar pas akteve të dhunës gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke deklaruar se punonjësit e saj janë përballur me sulme që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Në një njoftim zyrtar, policia u bën thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm që sulmojnë efektivët dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.
Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të shmangin zonat ku po zhvillohen akte dhune.
Policia thekson se protesta paqësore është një e drejtë e garantuar me ligj, ndërsa sulmet ndaj efektivëve dhe dëmtimi i pronës janë të dënueshme. Sipas njoftimit, çdo veprim që rrezikon jetën e punonjësve të policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Uniformat blu bëjnë me dije se vijojnë të jenë në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.