Protestues të “dënuar”?! Kush e futi në kurth Ramën brenda Kryem...
23 October, 16:02Fokus

Sheshi ‘Skënderbej’ është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë aktivizuar për shpërndarjen e turmës së protestuesve në sheshin “Skënderbej”.
Nga ana tjetër, protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh.
Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste.
Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.