Gazi lotsjellës pushton sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin, protestuesit thyejnë dritaret e bashkisë

24 October 2026, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazi lotsjellës pushton sheshin “Skënderbej” dhe

Gazi lotsjellës ka përfshirë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 12-të të protestës.

Protestuesit po tentojnë të riorganizohen për të rinisur marshimin drejt Kryeministrisë, por po shpërndahen nga efektivët e policisë me gaz lotsjellës.

Më herët, protestuesit qëlluan me mjete të forta godinën e Bashkisë së Tiranës, duke thyer dritaret e institucionit.

Numri i protestuesve këtë të shtunë është i konsiderueshëm, pasi protestës i është bashkuar edhe PD, e bën më të vështirë për uniformat blu shpërndarjen totale të turmës.

 


Video