Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimin për realitetin me të cilin ata përballen.
Në një prononcim të shkurtër nga tubimi, artistja është shprehur se ka dalë në protestë pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët, sipas saj, përballen me një realitet të vështirë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe shprehen se largimi i kreut të ekzekutivit dhe kabinetit të tij është zgjidhja për situatën në vend.
Protesta e studentëve vijon të marrë mbështetje edhe nga figura të njohura publike, mes të cilave këtë herë është edhe këngëtarja Irini Qirjako.