Protesta kombëtare/ Policia “blindon” rrugën e Arbrit, ndalohen disa makina!

24 October 2026, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta kombëtare/ Policia “blindon” rrugën e Arbrit,

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita ka ngritur në këmbë policinë e shtetit.

Forcat e drejtorisë vendore të Policisë Dibrës janë dislokuar para hyrjes së tunelit të Murrizit duke vëzhguar e kontrolluar lëvizjen e protestuesve nga Qarku Dibër.

Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematik në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.

Megjithatë deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë apo person problematik që tenton të lëvizë drejt Tiranës.

Protestuesit e Qarkut Dibër kanë përdorur më shumë automjete private për të udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e thirrur në shesh..


Video