Protestuesit ndahen në dy “fronte”, Stresi udhëheq grupin e molotovit, i vihet zjarri Teatrit të Kukullave

24 October 2026, 17:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit ndahen në dy “fronte”, Stresi udhëheq grupin

Policia vijon me të njëjtën ‘strategji’, hedh ujë për të shpërndarë protestuesit.

Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë me rezistencën e tyre, ndërsa këtë të shtunë kanë hedhur në tokë gozhda dhe mjete të tjera metalike për të shpuar kështu gomat e automjeteve.

Protestuesit janë të ndarë në dy grupe.

Një pjesë në sheshin “Skënderbej” dhe pjesa tjetër në bulevard.

Në bulevardin “Zhan D’Ark, të udhëhequr nga reperi i njohur si Stresi, protestuesit po gjuajnë me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve ndërsa më pas janë tërhequr.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit.

Një grup protestuesish i kanë vënë zjarrin edhe Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Protestuesit ndahen në dy “fronte”, Stresi udhëheq grupin

Ata hodhën disa molotovë drejt Teatrit dhe më pas pjesa e jashtme e tij u përfshi nga flakët.

 

 


Video