
Ditën e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, shoqëruar me reshje shiu.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht përgjatë vijës bregdetare. Në orët e para të mëngjesit reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës deri në orët e pasdites reshjet e shiut pritet të mbetën prezente me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, me ndërprerje dhe afatshkurta.
Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Mjegullinë, shikimi i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat
Shkodër 13/20
Kukës 9/18
Lezhë 12/20
Dibër 8/17
Durrës 13/20
Tiranë 15/21
Elbasan 14/21
Berat 12/22
Vlorë 15/20
Korçë 8/16
Gjirokastër 10/19
Sarandë 15/20