Protesta/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

25 October 2026, 19:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale thotë se katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore pas protestës së sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 3 të lënduar.

Aktualisht, një protestues vijon të jetë i shtruar, ndërsa një protestues tjetër dhe një efektiv policie, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, kanë lënë spitalin.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur: -1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.


Video