Gianni De Biasi nderohet me titullin “Ambasador i Futbollit Italian”

29 October 2026, 19:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gianni De Biasi nderohet me titullin “Ambasador i Futbollit Italian”
Gianni De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, është nderuar me çmimin për karrierën "Premio Fair Play" nga Club Panathlon "Gianni Brera" në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Universitetin e Veronës.

Evenimenti u zhvillua të mërkurën, në Aula Magna "Walter Bragagnolo" të Departamentit të Shkencave Motalike në Universitetin e Veronës. Ky aktivitet u organizua në kuadër të ciklit të takimeve "E drejta për të kujtuar" (Diritto alla memoria) dhe shërbeu si një moment vlerësimi për kontributin e tij të gjatë në futboll, ku spikat veçanërisht arritja historike me kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Më parë gjatë karrierës së tij, De Biasi ka marrë tituj të ngjashëm akademikë nderi edhe në hapësirën shqiptare, si titullin Doctor Honoris Causa nga Universitetit Evropian i Tiranës (UET) në vitin 2015 dhe nga Universum International College (UNI) në Prishtinë në vitin 2023.


Video