
Rritja e barrës tatimore, ose e njohur ndryshe si The Dead Cat Strategy (Lynton Xrosby dhe më vonë Boris Johnson), për të sfumuar problemin madhor atë të protestave masive në vend!
Kush janë individë apo biznese të formalizuara dhe që paguajnë rregullisht detyrimet ligjore në fushën tatimore mbajnë edhe barrën e presionit në rritje të taksave/tatimeve.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në Shqipëri, rreth 1 deri 1.5 miliardë euro futen në ekonomi nga leku që buron nga krimi, droga, korrupsioni.
Sipas FMN dhe BB në Shqipëri ka një Tax Gap prej 30-33% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose 1.2 - 1.5 miliardë euro, që nuk mblidhen.
Buxheti zyrtar i vitit 2026 ishte rreth 9 miliard euro, dhe qëllimi i qeverisë me propozinet e fundit është ta çojë 10 miliard euro, pra nga 1 janar 2027 do të paguajmë më shumë taksa/tatime në një vlerë rreth 1 miliard euro.
Për vitin 2025 mosrealizimi ose mosshpenzimi i investimeve publike dhe fondeve totale shkon në vlerën rreth 200 milion euro, ndërsa vetëm me tatimet dhe ndryshimet e barrës fiskale të propozuar pretendohet të merren diku te 150 milion euro shtesë nga xhepat e kontribuesve tatimorë.
Përse lindi nevoja e rritjes së presionit fiskal pikërisht tani kur i gjithë vendi është në protestë ndaj Qeverisë?
Përse nga njëra anë të ardhurat janë mbledhur, janë buxhetuar por nuk janë shpenzuar në vlerën rreth 200 milion euro dhe, nga ana tjetër, rritet barra fiskale ndaj vetëm atyre që janë të formalizuar e që kontribuojnë zyrtarisht për buxhetin e shtetit?
Lexoni teorinë e "The Dead Cat Strategy" dhe do të kuptoni lidhjen me situatën politike në vend!