Vetëm Partia Socialiste i përgjigjet ftesës së presidentit Begaj

28 October 2026, 21:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëm Partia Socialiste i përgjigjet ftesës së presidentit

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa prej tyre kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Presidentit.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe partitë “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të cilat gjithashtu nuk do të marrin pjesë në konsultime, raporton Euronews. Edhe “Lëvizja Bashkë” nuk do të shkojë te presidenti.

Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kreu i shtetit.

Sipas afateve ligjore, Presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore deri më 15 nëntor. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen brenda periudhës 15 prill – 15 maj.


Video