Erion Veliaj kërkon autorizimin e Ramës për transferimin e tij në Fier

29 October 2026, 19:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Erion Veliaj kërkon autorizimin e Ramës për transferimin e tij

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka thënë se transferimi i tij në burgun e Fierit, është “sekret shtetëror”.

Ai ka kërkuar autorizimin e kryeministrit Rama për transferimin e tij në Fier.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.

Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!

Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, thotë Veliaj në reagimin e tij.

 


Video