Avokati i Veliajt tregon prapaskenat e mbledhjes së PS-së: Nuk foli vetëm Çuçi, 7-8 deputetë më kanë telefonuar të shqetësuar

29 October 2026, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avokati i Veliajt tregon prapaskenat e mbledhjes së PS-së: Nuk foli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.

Ky zhvillim shkaktoi reagime të shumta, teksa në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati i tij, Plarent Ndreca ka treguare dhe mbi prapaskenat në PS në lidhje me këtë vendim të marrë.

Moderatorja: Ka pasur deputetë të tjerë të PS që ju kanë kërkuar informacione për Veliajn?

Ndreca: Ka pasur, sigurisht.

Moderatorja: A i duket atyre situatë normale?

Ndreca: Jo, absolutisht. Dhe besoj se kjo është shprehur edhe sot në mbledhjen e grupit socialist, sepse nuk është vetëm z.Çuçi që e ka shprehur këtë, ai ndoshta ka qenë më i zëshmi. Flas sipas informacionit që kam, sepse as unë nuk kam qenë prezent.

Kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar që e kanë mbështetur në këtë pikë. Gjithashtu më kanë telefonuar më shumë se 7-8 kolegë shumë të shqetësuar, në gjendje mërzie përse ndodh kjo gjë dhe përse shkohet në këtë pikë.

Sepse jemi të gjithë bashkë, një grup, dhe kjo është gjithë absurdi i kësaj historie. Kur i bëhet kryetarit të bashkisë në detyrë, çfarë mund t’i bëhet një qytetari tjetër që ndoshta nuk e ka këtë vizualitet publik?

Standardi është i njëjtë për çdo qytetar të Shqipërisë dhe nuk po kërkojmë privilegj për shkak të detyrës. Po kërkojmë t’i mundësojmë detyrën, duke e mbajtur afër. Ti bëhet e mundur ushtrimi i detyrës, sepse është detyrim kushtetues. Është e drejtë që e ka çdo i paraburgosur, jo vetëm z.Veliaj.

Aktualisht jemi në terr të plotë informativ. Që dje në 4 të pasdites kam dërguar e-mail zyrtar dhe nuk kam ende asnjë përgjigje.


Video