AMA gjobiti televizionin pse analisti “shau” Ramën, Berisha: Do hyjë në histori si institucioni xhandar i fjalës së lirë

4 November 2026, 20:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

AMA gjobiti televizionin pse analisti “shau” Ramën, Berisha: Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj AMA-s, pasi kjo e fundit ka gjobitur një televizioni, pse është “sharë” kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, AMA do hyjë në histori si instituccioni xhandar i fjalës së lirë, që përdoret për të gjobitur studio televizive.  

“Shqipëria sot është narkoshteti më i konsoliduar i planetit, çka do të thotë është dhe diktatura ndër më të këqijat, ose më e keqja, midis të gjithë diktaturave autoritare. Diktatura që pranojnë pluralizmin, por përdorin të gjitha mënyrat për ta shtypur pluralizmin.

Dy ditët e fundit, regjimi ka marrë karakter talebanesk. Në studiot televizive dënohen mediat, dënohen mediat për mendimin e lirë që shpreh i ftuari para drejtuesit, moderatorit të debatit. Pra, narkodiktatori koncepton moderatorët e debateve si policët e moralit, njëlloj si talebanët e Afganistanit apo fanatikët e Ajatullahve.

Vendosin gjoba. E ashtuquajtura AMA, do hyjë në histori si institucioni më i turpshëm, të cilës Edi Rama i jep funksionet e xhandarit të mendimit dhe të fjalës së lirë, përdoret për të gjobitur studiot televizive, në rast se shkon aty dhe thua asgjë më shumë as më pak, se Edi Rama është më mirë të ikësh sesa të zvarritesh e të dalësh i zvarritur nga zyra.

Këto janë përpëlitje të një narkodiktature dhe të një narkodiktatori, të cilat, masa që asnjë tjetër si ai përveç talebanëve që janë të njohur për ministrinë e virtytit e të moralit e të tjera e të tjera nuk i ka adaptuar.

Tani protestues paqësorë, krejtësisht paqësorë në bulevard, i merrnin zvarrë dhe u prisnin fletën e gjobës duke shkelmuar njëherazi Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.


Video