“Me kë të këshillohesha unë, me muret” – Veliaj - Gogut: Ju ikët të gjithë pas urdhërit të Ramës, me mbeti vetëm Plarenti

4 November 2026, 19:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Me kë të këshillohesha unë, me muret” –

Në bisedën e tij me ministrin Toni Gogu në burgun e Fierit, rrion Veliaj i është përgjigjur atij edhe për kërkesën e kryeministrit Edi Rama, që të hiqte dorë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj thotë se ai mbeti vetëm dhe s’kishte me kë të këshillohej, pas urdhërit të Ramës.

Sipas Veliajt, atij i mbeti vetëm Ndreca, që iu bë jo vetëm avokat, por edhe mik dhe shok.  

“- 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

- A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

- A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

- Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot”, thuhet në përgjigjet e Veliajt, gjatë bisedës së tij me Gogun.


Video