Komisioni Europian kritikon Shqipërinë për emërimin e Endri Shabanit dhe Genta Tafës

4 November 2026, 21:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komisioni Europian kritikon Shqipërinë për emërimin e Endri

Komisioni Europian ka ndarë qëndrim kritik lidhur me dy emërime të bëra në Kuvendin e Shqipërisë për institucionet e pavarura.

Sipas progres-raportit të publikuar këtë të mërkurë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, si edhe Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa Bungo, u zgjodhën vetëm me votat e Partisë Socialiste.

KE i cilëson si emërime politike dhe shprehet se kjo mënyrë ka thyer traditën e konsolidimit të konsensusit ndërpartiak.

“Parlamenti bëri emërime në institucionet e pavarura, por politizimi i këtyre emërimeve mbetet një çështje serioze.

Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërpartiak. I njëjti proces u ndoq edhe për emërimin e një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”,- shkruhet në raport.


Video