Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në futbollin shqiptar janë rikthyer sërish skenat e turpshme të dhunës ku futbollistët përleshen me grushte në fushën e lojës. Skena të tilla janë regjistruar në ndeshjen play-out mes Egnatias dhe Korabit.
Në prag të fundit të ndeshjes në fushën e ndeshjes shpërtheu grushti në fushën e lojës me skuadrat që përfshihen në një zënkë masive. Në fushën e blerë janë detyruar të futen stjuardët dhe forca të policisë për t’i ndarë dy grupet dhe për të qetsuar situatën.
Ndeshja u fitua me rezultatin 2 me 0 nga rrogozhinasit, duke siguruar kështu qëndrimin edhe për një tjetër sezon në Kategorinë Superiore.