Pa trofe, por tifozët i presin si heronj lojtarët e Liverpool

29 May 2022, 16:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pa trofe, por tifozët i presin si heronj lojtarët e Liverpool

Mijëra tifozë janë mbledhur për të pritur ekipin e Liverpoolit në shtëpi në një paradë që do të organizohet, pavarësisht humbjes 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid.

Qyteti do të presë një paradë pasi Reds siguruan Kupën FA dhe Kupën e Ligës në fillim të sezonit. Atyre do t'u bashkohet edhe skuadra e femrave, të cilat fituan trofeun e Kampionatit FA për femra në prill.

Rreth 750,000 tifozë ndoqën paradën pas fitores së Ligës së Kampionëve në 2019.

Klubi i Liverpoolit, i cili është edhe nënkampion i Anglisë deklaroi se shpenzimet e eventeve festive që do të organizohen do të mbulohen prej tij.

Eventet nisën në mëngjes me përkujtimin e përvjetorit të katastrofës së stadiumit Heysel në Belgjikë, ku 39 tifozë - kryesisht mbështetës të Juventusit - vdiqën pas një përplasjeje tifozerish në finalen e Kupës Europiane të 1985 mes dy klubeve.

 


Video