E pazakontë/ Babai detyron dy djemtë të bëjnë stemën e Juves në kokë, gruaja e denoncon në Polici

29 May 2022, 13:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pazakontë/ Babai detyron dy djemtë të bëjnë
Foto ilustruese

Policia italiane ka vënë nën hetim një burrë 45-vjeçar, pasi akuzohet se ka detyruar dy djemtë e tij,  8 dhe 6 vjeç, që të qethin kokën duke "gdhendur" në të stemën e ekipit të Juventusit, ekipit të tij të preferuar.

Kjo ka hasur kundërshtinë e dy vëllezërve, pasi nëse e bënin, do talleshin pa mëshirë nga shokët e klasës të cilët janë tifozë të Romës dhe Lazios.

Kërkesa e babait ka acaruar dhe gruan e tij, e cila ka telefonuar menjëherë për ndihmë policinë, të cilët më pas kanë vënë nën hetim bashkëshortin e saj.


Video