Autobusi i Liverpool bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finale

28 May 2022, 20:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autobusi i Liverpool bllokohet në trafik duke udhëtuar për
Autobusi i Liverpool

Vetëm pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid në Paris. Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.

Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet telvizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis”.


Video