Liverpuli fiton kupën, por humbet Salah

15 May 2022, 08:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liverpuli fiton kupën, por humbet Salah
Kapiteni i Liverpulit, Henderson duke ngritur trofeun FA Cup pas fitores ndaj Celsit

Liverpuli fitoi FA Cup në finalen e luajtur ndaj Çelësit, por trofeu mund të mbërrijë me një sakrificë të madhe për skuadrën e gjermani Jurgen Klop.

Koha e rregullt dhe 30 minutat e shtesës në këtë finale u mbyllën në barazim pa gola, megjithë volumin e lojës dhe rastet e krijuara nga të dyja skuadrat, ku fjalën e parë thuajse gjatë të gjithë ndeshjes e pati Liverpuli.

“The Reds” u treguan më të saktë nga pika e penalltive, ku për Çelsin gabuan Azpiliketa dhe Maunt, ndërsa për Liverpulin vetëm Sadio Mane.

Ky është trofeu i dytë i Liverpulit për këtë sezon, që është gjithashtu në garë në Premier League me Mançester Siti dhe në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Real Madrid.

Por, ambicia për dy trofetë e mbetur mund të ketë marrë një goditje të rëndë. Finalen e kampionatit dhe atë të Ligës së Kampionëve mund ta humbasë Momo Salah. Egjiptiani u largua pas gjysmë ore lojë nga ndeshja me Çelsin për shkak të një dëmtimi muskular.

Ai i la vendin Diogo Jotas, ndërsa analizat do të tregojnë për shkallën e dëmtimit dhe kohën që do t’i duhet të qëndrojë jashtë.

 


Video