Sherr masiv në futbollin e moshave në Tiranë

14 May 2022, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr masiv në futbollin e moshave në Tiranë
Sherr masiv gjatë ndeshjes

Dhuna në futbollin shqiptar është shfaqur sërish, por këtë herë te ekipet e moshave.

Në ndeshjen ‘play-off’ për t’u ngjitur në Superligë mes Erzenit dhe Labërisë ka patur një sherr masiv ku fillimisht janë përfshirë futbollistët dhe më pas tifozët që ishin të pranishëm në Pezë Helmas.

Është dashur një kohë e gjatë për rifillimin e ndeshjes dhe shuarjen e sherrit që detyroi arbitrin të nxirrte 7 kartonë të kuq. Mbeten për t’u parë tani edhe dënimet që do japë komisioni i disiplinës.

 


Video