Drejtori sportiv i Bajernit: Lewandowski na ka kërkuar largimin, nuk pranon rinovimin

14 May 2022, 18:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori sportiv i Bajernit: Lewandowski na ka kërkuar largimin, nuk pranon
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të zërave se polaku kishte kërkuar largimin nga bavarezët. Ai kërkohet nga Barcelona.

Lajmi i bujshëm është konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamidzic i cili ka pranuar se Lewandowski i ka kërkuar largimin nga klubi, por qëndrimi i gjermanëve ndaj tij nuk ka ndryshuar.

“Fola me Lewandowskin. Gjatë bisedës sonë ai më konfirmojë se dëshiron të largohet nga klubi. Është në kërkim të një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë. Pozicioni ynë nuk ndryshon.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne duam që ai ta respektojë atë”, tha Salihamidzic.

Megjithatë, këto janë fjalë të rëndësishme dhe rrezikojnë të hapin një telenovelë verore lidhur me të ardhmen e sulmuesit polak.


Video