Filloi 35 minuta me vonesë, dalin pamjet pse u shty finalja e Champions League (Video)

28 May 2022, 21:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Filloi 35 minuta me vonesë, dalin pamjet pse u shty finalja e Champions

Janë vonuar në orarin kur duhej të hynin në stadiumin e Parisit dhe kjo ka shkaktuar kaos në hyrjen e sektorit të tifozëve të Liverpool.

Mendohet se 100 prej tyre kanë hyrë me dhunë në dyert e sigurisë dhe kjo ka shkaktuar kaos duke detyruar drejtuesit e sigurisë të kërkojnë shtyrjen e ndeshjes.

Grumbullimi i madh i tifozëve në portat hyrëse të stadiumit “Saint Denis” ka krijuar një situatë të rrezikshme që rrezikon jetën e shumë tifozëve që mund të asfiksohen.

Për shkak të ngjeshjes së tyre në dyert hyrëse tifozët rrezikuan të shtypnin dhe asfiksonin njëri tjetrin ndërsa në dalje të stadiumit policia përdori gaz lotsjellës.




Video