Real Madrid fitoi dje Uefa Champions League, pasi mposhti në finale 1-0 Liverpool dhe ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte festimi epik i David Alabas.
Mbrojtësi austriak fitoi për të tretën herë Champions-in në karrierën e tij, pas dy të mëparshmëve që kishte me Bayer Munchen.
Në një video të postuar nga vetë Reali i Madridit në Instagram, Militao shihet teksa vjen drejt Alabas me një karrige dhe të dy bashkë e ngrenë atë si një trofe, ku shkruan “Historai e dashurisë e sezonit”. Ky festim u bë viral kur Reali i Madridit arriti të triumfonte me përmbysje përballë PSG-së në fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni, gjë që u përsërit sërish dhe kur “Galaktikët” triumfuan në La Liga.
Alba ka sqaruar më herët se ai lloj festimi ka kuptimin “Mos u ul në karrigen tonë”.