Armand Duka, pasi u zgjodh për herë të gashtë rresht në krye të FSHF-së, duket se ndihet si një “mbret” dhe e kapur deliri.
Në mënyrë të pashpjegueshme për dikë me logjikë normale, kreu i FSHF-së ka porositur që të bëhet një portret më imazhin e tij dhe të vendoset në tribunën kryesore në "Arenën Kombëtare".
Siç shihet në foton e siguruar nga TemA, Duka urdhëruar vendosjen e portretit të tij në "Arenën Kombëtare" dhe e ka sponsorizuar këtë fotografi edhe në rrjetet sociale.
Një veprim qesharak që është i palejueshëm në ambientet e "Arenës Kombëtare", që tregon delirin e Dukës, i cili kërkon të duket si "mbreti" i futbollit shqiptar.
Stadiumi i mëparshëm ka mbajtur emrin e 'Heroit të Popullit' Qemal Stafa. Rama dhe Duka vendosën që ta heqin emrin e tij, por të paktën e zëvendësuan me një figurë me syze, ashtu si Qemali..:)