Gareth Bale meriton të gjithë respektin e tifozëve të Real Madridit pasi largohet nga klubi, thotë menaxheri i tij nga Uellsi, Robert Page.
Pasi është përballur me kritika të ashpra nga tifozët dhe mediat spanjolle në të kaluarën, kapiteni i Uellsit u duartrokit teksa Reali festoi në Bernabeu të dielën.
“Ata [tifozët e Realit] treguan klas dhe me të drejtë për atë që ai ka arritur për atë klub”, tha Page.
“Shikoni atë që ai ka bërë, duke shënuar gola fitues në finalet e Ligës së Kampionëve dhe në mënyrën se si e ka bërë atë, ai meriton të gjithë lavdinë, absolutisht.
"Çfarë arritjeje për të personalisht. Të jesh pjesë e atij grupi njerëzish, atij ekipi që e ka arritur atë, është fenomenale. Jo shumë lojtarë mund të thonë se e kanë bërë këtë, ndaj merita i takon atij për këtë."
Qëndrimi 9-vjeçar i Bale-it fillimisht vezullues, por kohët e fundit plot polemika te Real, do të përfundojë kur kontrata e tij, me vlerë rreth 800 mijë euro në javë, skadon këtë verë.
Pasi festoi fitoren e së shtunës ndaj Liverpool-it me shokët e tij të skuadrës në Madrid të dielën, 32-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Uellsit teksa përgatiten për ndeshjen e Ligës së Kombeve të së mërkurës në Poloni, katër ditë para finales së play-off-it të Kupës së Botës të së dielës kundër Skocisë ose Ukrainës.