VIDEO/ Tradita e tifozëve të Laçit vazhdon, bllokojnë rrugët me makina "luksi" para finales së Kupës

31 May 2022, 17:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tradita e tifozëve të Laçit vazhdon, bllokojnë
Pamje e tifozëve të Laçit

Sot do të përcaktohet fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022, pasi në orën 19:00 do të luhet finalja mes Laçit dhe Vllaznisë në "Air Albania".

Të dy ekipeve nuk do t'ju mungojë lojtari i 12-të, pasi drejt kryeqytetit kanë zbarkuar një numër i lartë tifozësh. Siç e kanë bërë traditë tashmë në shumë finale kupe ku kanë marrë pjesë, tifozët kurbinas kanë ardhur me makinat e tyre "luksoze" drejt kryeqytetit.

Siç duket dhe nga videot e mëposhtme, në pamje mbizotëron ngjyra bardhezi e flamujve dhe shajeve "Para Laçi", teksa nuk mungojnë dhe boritë e makinave dhe brohoritjet.

Sot pritet të dhurohet spektakël në tribuna pasi pritet një numër i lartë tifozësh dhe të ekipit të Vllaznisë.



 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video