Vetëm 39 ditë në stol, klubi i Premier League shkarkon trajnerin

18 Tetor 2025, 19:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ange Postecoglou

Ange Postecoglou nuk është më trajner i Nottingham Forest. Aventura e teknikut 60-vjeçarit në stol, ka zgjatur vetëm 39 ditë, kur zëvendësoi të larguarin Nuno Espirito Santo.

Humbja e fundit ndaj Chelsea në shtëpi, me rezultatin 0-3, ka rezultuar fatale për Postecoglou.

Trajnerit i është komunikuar menjëherë shkarkimi nga drejtimi i ekipit.

Kjo është aventura më e shkurtër për një trajner në historinë e një klubi të Premier League, gjatë sezonit.

Në tetë ndeshje që drejtoi Nottingham, Postecoglou regjistroi gjashtë humbje dhe dy barazime, pa asnjë fitore.


Video