Çmime stratosferike për biletat në ndeshjen Shqipëri-Angli

16 Tetor 2025, 17:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht procesin e aplikimit për bileta për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 Shqipëri – Angli.

Shqipëria do të presë Anglinë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit, ku sipas gjasave pritet që të jetë një ndeshje “feste”, pasi kuqezinjtë janë shumë pranë arritjes në play-off.

Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën në transfertë më 13 nëntor, teksa tre ditë më vonë presin Anglinë në stadiumin “Air Albania”.

Për duelin me “Tre Luanët” pritet të ketë interesim të lartë, ndaj, FSHF-ja ka hapur procesin paraprak të aplikimit për rezervimin e biletave.

Por, sa do të kushtojë një biletë për ndeshjen Shqipëri – Angli?

Teksa sfida ka rëndësi për kuqezinjtë, edhe biletat do të kenë çmime të “rënda”.

Biletat më të lira do të fillojnë nga 2 500 lekë, pra ato të kategorisë së katërt.

Kategoria e tretë shkon në 3 500 lekë.

Kategoria e dytë është 90 000 lekë.

Kategoria e parë është 15 000 lekë.

Kategoria premium është 25 000 lekë.

Kategoria VIP është 40 000 lekë.

Kategoria më e shtrenjtë është ajo VVIP, e cila kap shifrën e 50 000 lekëve.


Video