Rey Manaj flet pas golit ndaj Serbisë: Shqiponjën nuk e bëra për të provokuar, por sepse ashtu e ndjeva

15 Tetor 2025, 20:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rey Manaj

Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë. Ai realizoi golin vendimtar, duke i dhuruar 3 pikë kuqezinjve.

Ai thotë se gjestin e shqiponjës e nuk e bëri për të provokuar serbët. Vlen të theksohet se Manaj u ndëshkua me karton të kuq, jo për gjestin, por sepse festoi pranë stolit të kundërshtarëve, sipas kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Gjesti i shqiponjës me duar nuk është i ndaluar, pasi nuk ka asnjë domethënie raciste, përveç se tregon krenarinë e të qenit shqiptar.

“Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim” – tha Manaj.


Video