Barcelona u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti 2-1 Gironën, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.
Një sukses i rëndësishëm, por me vuajtje për katalanasit, që golin e fitores e shënuan vetëm në fund.
Pedri zhbllokoi takimin në minutën e 13-të, pas një asisti të Yamal, por miqtë barazuan shifrat shtatë minuta më vonë.
Kur ndeshja po i drejtohej fundit, u shfaq Araujo, i cili në minutën e 93-të, shënoi golin e dytë dhe të fitores për katalanasit.
Barcelona shkon me fitore në “El Clasico” ndaj Real Madrid, ndeshje që është planifikuar për javën e ardhshme.
Ky trepikësh, e ngjit skuadrën e Hansi Flick në krye të renditjes me 22 pikë, 1 më shumë se Reali i vendit të dytë, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.