Renditja e FIFA-s/ Shqipëria FITON pesë pozicione, REKORD historik edhe Kosova!

17 Tetor 2025, 15:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria ka njohur rritje në renditjen e FIFA-s, duke fitore 5 pozicione. Konkretisht, Shqipëria ndodhet është ngjitur në vendin e 61-të.

Sukseset ndaj Serbisë në kualifikuese dhe në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë sjellë pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve.

Gjithashtu, edhe Kosova ka pësuar ngjitje rekord, duke u pozicionuar në vendin e 84-t. Kjo është renditja më e mirë në histori të përfaqësueses “dardane”.

Këto shifra janë premtuese, pasi pikët e marra dhe renditja e FIFA-s do të jenë përcaktuese në ndarjen e vazove për shortin e “play-off” në kualifikueset e Botërorit.

FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, pas ndeshjeve të muajit tetor.

Sa i përket krysimit të renditje, Spanja vijon të mbajë vendin e parë, ndërsa Argjentina është ngjitur e dyta, duke zbritur Francën në vendin e tretë.


Video