Maurizio Sarri do largohet nga Lazio dy vite para përfundimit të kontratës së tij. Pas fitores 2-1 ndaj Pisas në “Olimpico”, trajneri italian deklaroi se nuk ishte dëgjuar nga drejtuesit e klubit dhe pret një takim me presidentin Claudio Lotito për të mbyllur marrëveshjen.
Sarri pritet të firmosë më pas me Atalantën, ku do të zëvendësojë Raffaele Palladinon me një kontratë trevjeçare.
Në të njëjtën kohë, Lazio ka arritur një marrëveshje paraprake me Gennaro Gattuson, i cili pritet të firmosë kontratë dyvjeçare. Ish-trajneri i Italisë rikthehet kështu në Serie A pas eksperiencave me Napolin dhe Milanin.
Konflikti mes Sarrit dhe Lotitos lidhet kryesisht me merkaton, pasi trajneri pretendon se nuk iu mbajtën premtimet për përforcime në janar.
Ndërkohë, Atalanta pritet të afrojë edhe Cristiano Giuntolin si drejtor sportiv, duke ribashkuar atë me Sarri pas periudhës te Napoli.
Lotito po shqyrton gjithashtu mundësinë për të kërkuar dëmshpërblim pas deklaratave të fundit të trajnerit.