Trajneri i ri, Napoli hidhet në sulm për Allegrin

25 Maj 2026, 17:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Allegri dhe Conte

Napoli është hedhur në sulm për Max Allegrin. Ai është njeriu i zgjedhur nga Aurelio De Laurentiis për projektin e ri të Napolit.

Dështimi te Milani nuk ia ka ndryshuar mendjen e pronarit të Napolit, i cili ka punuar në planifikimin e së ardhmes së azzurrëve që nga mëngjesi i sotëm. Dhe ndërsa profili i klubit në Instagram shkruan, "Faleminderit, Z. Conte", Napoli tashmë po shikon drejt së ardhmes.

Allegri ka qenë gjithmonë një objektiv i De Laurentiis, i cili e konsideronte atë një vit më parë në rast të një ndarjeje nga Conte. Dhe mbrëmë, presidenti konfirmoi mundësinë: "Le të mos flasim për kandidatë, ka ende ndeshje për të luajtur..." Në të vërtetë, Max po luante për Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe për të ardhmen e tij tek Milan. Humbja kundër Cagliarit shënoi fundin e kohës së tij me klubin.

Vetë Allegri u shpreh pas ndeshjes me Cagliarin se është i zhgënjyer nga sezoni dhe se e ardhmja do të vlerësohet më vonë.

Në Itali e bëjnë të kryer shkarkimin e tij dhe kjo do i hapte rrugën për të kaluar te Napoli.

Në listën e Napolit mbetet edhe Vincenzo Italiano, i cili pranoi se mund të largohet nga Bolonja pas bisedimeve me drejtuesit e klubit. Pëlqehen gjithashtu edhe Fabio Grosso dhe Raffaele Palladino, ndërsa për emra si Xavi apo Iraola nuk ka konfirmime konkrete.

Ndërkohë, Napoli zyrtarizoi largimin e Antonio Contes pas fitores ndaj Udineses. Trajneri italian e mbylli aventurën me 91 ndeshje në stol, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë Italiane.


Video