Lothar Matthäus shtyn Goretzkan drejt Milanit: E shoh mjaft mirë pranë Modric

24 Maj 2026, 15:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leon Goretzka

“Nuk kam vendosur ende dhe nuk do të thoja që kjo zgjedhje do të bëhet mes fundit të sezonit dhe fillimit të Botërorit. Thjesht do të vendos kur ta ndjej se është momenti për ta bërë”. Kjo është ajo që deklaroi Leon Goretzka në lidhje me destinacionin e tij të ardhshëm pas fitores së Kupës së Gjermanisë.

Mesfushori, kontrata e të cilit me klubin bavarez po skadon,  në Gjermani po flitet për një kalim te Milani, por futbollisti preferoi të mos tregojë asgjë në këtë pikë.

Por për të në fakt foli një legjendë e Bayernit të Mynihut dhe futbollit gjerman, Lothar Matthäus.

“Leon është një futbollist model. Do të doja ta falenderoja sepse këto 8 vjet me të kanë qenë argëtuese. Leon gjithnjë ka qenë një shembull”, tha Matthäus.

Janë këto deklarata që u thanë për Sky Deutschland dhe Goretzka ishte shumë pranë, me mesfushorin që i ndjerë i përkëdhekur, por edhe disi në siklet kërkoi një justifikim për t’u larguar.

“Duhet të shkoj, po këndojnë këngën time të preferuar”, tha Goretzka  duke iu referuar himnit të Bayernit dhe pikërisht në këtë moment Matthäus vijoi me deklaratën e tij.

“Do ta shihja mirë pranë Modric. E shoh që do të ndërmarrë këtë sfidë për të ardhmen”,  tha legjenda e futbollit gjerman.


Video