Guardiola, legjendë te City, klubi do vendosë statujë dhe tribunë për teknikun spanjoll

22 Maj 2026, 17:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Manchester City ka njoftuar se tribuna veriore do të marrë emrin e Pep Guardiolës, ndërsa në nder të spanjollit do të ngrihet edhe një statujë.

Ky vendim vjen fill pas zyrtarizimit të largimit të teknikut katalanas nga drejtimi i skuadrës pas një periudhe dhjetëvjeçare. Pavarësisht përfundimit të rolit si trajner, Guardiola do të mbajë një post të ri menaxhues brenda të njëjtës strukturë, duke u emëruar si ambasador global i “City Football Group”.

Në këtë funksion të ri, ai do të ofrojë konsulencë teknike për klubet që bëjnë pjesë në këtë grup dhe do të angazhohet në projekte të veçanta. Vendimi për të nderuar figurën e tij u mor direkt nga pronari i klubit, Sheiku Mansour.

Konkretisht, tribuna veriore e stadiumit, e cila u zgjerua së fundmi, do të mbajë emrin “Tribuna e Pep Guardiolës” dhe do të përurohet në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Aston Villës.

Gjithashtu, një statujë e tij do të vendoset përpara hyrjes kryesore të kësaj tribune për të përjetësuar kontributin e tij në klub.


Video