Humbja ndaj Cagliarit, që la Milanin jashtë Champions League, ka shkaktuar një situatë kaotike te kuqezinjtë, që kanë nisur revolucionin.
Gerry Cardinale, pronar i klubit ka marrë vendimin për të shkarkuar të gjithë stafin teknik dhe atë drejtues të kuqezinjve.
Zyrtarizimi ka ardhur dhe postet e tyre do të largohen administratori i deleguar Giorgio Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, kreu i sektorit të skautizmit Geoffrey Moncada, si dhe trajneri Massimiliano Allegri.
Ky i fundit mbyll aventurën e tij pas vetëm një viti në pankinë, pasi klauzola për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028 nuk u aktivizua për shkak të mosarritjes së objektivit europian.
Ka shpëtuar vetëm Zlatan Ibrahimovic, i cili është këshilltar i Gerry Cardinale, pronarit të klubit.