Cristiano Ronaldo i ka lënë tifozët pa fjalë sërish. Sulmuesi portugez, në moshën 40-vjeçare, realizoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej, duke çuar ekipin në nëntë fitore radhazi në kampionat.
Al-Nassr dominoi sfidën, me Joao Félix që hapi ndeshjen dhe Ëesley që dyfishoi epërsinë. Al-Khaleej reagoi në fillim të pjesës së dytë me Murad Al-Haësaëi, por Sadio Mane riktheu qetësinë në minutën e 77-të.
E megjithatë, skena kryesore i përkiste Ronaldos. Në minutën e 96-të, ai fluturoi në ajër dhe ekzekutoi një gol identik me atë kundër Juventusit në Champions League më 2018, duke çmendur stadiumin dhe rrjetet sociale.
This angle of Cristiano Ronaldo bicycle kick is insane ????
— Janty (@CFC_Janty) November 23, 2025
pic.twitter.com/NtTSIoe6JG